Sadio Mane ka shënuar sot golin e tij të parë me fanellën e Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi senegalez ka ofruar spektakël për shikuesit me mënyrën e realizimit. Bajerni ka të drejtën e një rivënieje anësorë në minutën e 21-të të takimit dhe topi pasohet për tek Mane.
Ky i fundit shmang menjëherë dy lojtarët që ka pranë, ndërsa më pas zgjedh të bëjë më të vështirën. Futbollisti afrikan lë në vend 4 futbollistë të Viktoria Pëlzenit dhe depërton në zonën e rreptësisë, nga nuk e ka të vështirë të shkundë rrjetën. Bajerni është duke udhëhequr ndeshjen me rezultatin 3-0. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sadio Mane just scored that ? pic.twitter.com/BNHu8JKcht
— Ney (@Neycromancer) October 4, 2022