Sevilla në fillim të sezonit të ri ka zhgënjyer tifozët e saj pasi pas shtatë javëve në La Liga, kjo skuadër ka vetëm një fitore. Për këtë, pritej që drejtuesit e Sevillas të hidhnin disa hapa konkretë për ndryshimin e situatës dhe siç ndodhin zakonisht në situata të tilla, trajneri të shkarkohej.
Prej ditësh spekulohet se Julen Lopetegui është shkarkuar, por shumë janë habitur nga vendimi tepër i çuditshëm i drejtuesve të Sevillas, që kanë nënshkruar me Jorge Sampaolin pa shkarkuar zyrtarisht Lopetegui.
Sampaoli pritet që të jetë në stolin e Sevillas për ndeshjes e së shtunës me Athletic Bilbao. Ndërkohë poshtërimi vazhdon për Lopeteguin që duhet të drejtojë ndeshjen ndaj Dortmund në Champions League, megjithëse e di që është i larguar. /Sport Ekspres/