“Kur të jetë momenti im do vijë dhe ftesa e Kombëtares“, penalltia mbetet peng për Xhixhën: Kush nuk e do një tripletë në derbi?

Redon Xhixha ishte padyshim njeriu i ndeshjes në derbin e sotëm të kryeqytetit. Sulmuesi shqiptar humbi një penallti në pjesën e parë të takimit, por shleu gabimin më pas me dy gola që i dhanë fitoren kundër Partizanit. Futbollisti i Tiranës ka folur për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku natyrisht nuk e fsheh dëshirën për të mos e humbur penalltinë dhe për të dalë me tripletë nga stadiumi.

“Penalltia është 50 me 50, edhe mund ta humbësh. Por fati kështu ishte, që të humbja penalltinë dhe të shënoja dy të tjerët. Ndoshta po të shënoja me penallti nuk do shënoja dy tjerët. Por e kam peng atë penallti, kush nuk do të donte të tripletën në derbi. Ftesa nga Kombëtarja? Nuk di ta them. Unë thjesht do jap maksimumin tim. Kur të jetë momenti im do të vijë edhe ftesa.

Kjo fitore shkon për kapitenin e Tiranës. Para ndeshjes pati një fatkeqësi, pasi humbi gjyshen e tij. Por u tregua i fortë dhe zbriti në fushë. Për Tiranën nuk ke çfarë të thuash. Është ekipi më i madh në Shqipëri. Të gjithë çunat më kanë pritur mirë që kur kam ardhur. Seferi dihet, është lojtarë që nuk ke çfarë ti thuash. Dihen cilësitë e tij. Ndihem shumë mirë edhe me Patrik dhe Hasanin. Por edhe me Kallakun pas nesh. Kallakun e njoh që fëmijë”, ka thënë Redon Xhixha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *