Thomas Strakosha ishte portieri i zgjedhur titullarë për dy takimet e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Sigurisht, Kombëtarja nuk e pësoi për fajin e portierit, por pasiguritë e treguara nga ky gardian ndaj Izraelit ishin të frikshme.
U mendua se ky besim i dhënë nga Reja do t’i bënte sadopak punë te Brentfordi, për të nisur takimin e parë si titullar në Premier League. Megjithatë portieri në fjalë nuk gjendet as në stol, me arsyen që nuk bëhet ende e ditur. /Sport Ekspres/