As në ditën e Kombëtares nuk ka paqe. Derbi mes Partizanit dhe Tiranës që do të luhet në këtë javë të Superiores është ndezur. Tifozët e Tiranës kanë shkruar në rrjetin e tyre sociale nëpërmjet tifo grupit “Tirona Fanatics”, duke iu drejtuar Partizanit si ekipi më i shëmtuar në historinë e futbollit.
“Të dielën jemi kundër pacientëve, të dielën luajmë kundër fansave indirekt, kundër ekipit më të fëlliqur e më të shëmtuar në historinë e futbollit, prandaj dhe fitorja është DETYRIM! Gati për leksionet e rradhës, për ju shkollë dhe ditë të dielë! Ora 19:00 – Air Albania. Detajet e kortezhit dhe organizimit do të dalin gjatë javës. Për kryeqytetin, për Tironën!”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/