Para pak kohësh u përfol për të ardhur në Superiore, ish-kapiteni i Kombëtares var këpucët në gozhdë

Mërgim Mavraj i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist. Mbrojtësi shqiptar ka zgjedhur të mos rinovojë me Turkgucu Munich-in dhe var këpucët në gozhdë në moshën 36-vjeçare. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi përpara pak kohëve u përfol për të firmosur në “Abissnet Superiore”, ku pati bisedime me Partizanin.

Por më pas Mavraj vendosi t’i thoshte “stop” negociatave dhe të merrte një nga vendimet më të vështira për një futbollist. Mërgim Mavraj e ka kaluar karrierën e tij në Gjermani, përpos një eksperience të shkurtër në Greqi, ku ka veshur fanellën e Arisit të Selanikut. Ndërkohë 36-vjeçari ka luajtur me ekipe si Bohumi, Grojther Furthi, Këlni, Hamburgu apo Ingolshtadi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *