Duka viziton Kombëtaren në stërvitje, FSHF hap “thesin“ për fitoren kundër Izraelit

0

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për sfidën me Izraelin. Grupi i lojtarëve, të drejtuar nga Edi Reja, kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës. Ditën e sotme ekipi kombëtar ka pasur vizita nga Federata Shqiptare e Futbollit, me në krye presidentin Armand Duka, që kanë ndjekur nga afër përgatitjet e skuadrës.

“Supersport“ tregon edhe shumën që Federata do të ofrojë për një fitore kundër Izraelit. FSHF hap “thesin” për Kombëtaren, teksa rrit premion për lojtarët. Nga 6 mijë euro, tashmë shifra rritet në 16 mijë euro për kokë në rast fitoreje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.