Lojtarët e Interit përjetuan një disfatë të pakëndshme në ndeshjen ndaj Udineses dhe rezultati përfundimtar ishte 3-1 për vendasit. Ndonëse nisi shumë mirë për Interin që pati epërsinë pasi Barella shënoi në minutën e 5-të, gjithçka u prish në pjesën e mbetur të lojës.
Fillimisht Skriniar shënoi autogol në minutën e 22-të dhe kështu i riktheu gjërat në fillim, por pavarësisht kësaj Interi nuk mundi të krijonte një rast serioz. Në fund të ndeshjes, pësuan dy gola dhe në fund u mposhtën 3-1 dhe shkuan në shtëpi pa pikë.
Mirëpo, një moment interesant ka ndodhur në minutën e 31-të të ndeshjes kur trajneri i miqëve ka vendosur të bëjë diçka që nuk shihet shpesh. Ai bëri një zëvendësim të dyfishtë, Bastoni dhe Mkhitaryan u larguan dhe në lojë hynë Dimarco dhe Gagliardini.
Kur bëhet fjalë për ndeshjen, ai ndryshim i dyfishtë nuk i solli absolutisht asgjë Interit dhe pyetja e vërtetë është pse Inzaghi e bëri këtë. Pasi u nxorr nga loja, futbollisti i ri i Interit, Bastoni, u çmend plotësisht dhe nisi të “vraponte egërsisht” në pankinë. /Sport Ekspres/
Bastoni clearly not happy with the substitution, Gosens tried to calm him downpic.twitter.com/RrM2YqdXph
— Uncle $harma ?? (@RSharmzz) September 18, 2022