VIDEO/ Arbitri nuk kërkon as VAR-in! Di Marian e lënë nervat dhe godet me bërryl rivalin, largohet me të kuq kundër Monzës

Juventusi është duke zhvilluar ndeshjen e radhës në kampionat kundër Monzës. Rezultati është 0-0, por bardhezinjtë duhet të luajnë 45 minutat e dyta me një lojtar më pak. Angel Di Marian e lënë nervat në minutën e 43-të, kur në mënyrë krejt të panevojshme godet me bërryl rivalin që po e mbulonte pas shpinës së tij.

Një gjesti i tillë nuk i ka shpëtuar Mareskës, i cili i tregon menjëherë kartonin e kuq. Arbitri italian ka qenë i sigurt në vendimin e tij, duke mos kërkuar në asnjë moment ndihmën e VAR-it. Juventusit i shtohen kështu vështirësitë, pasi tashmë i duhet të kërkojnë fitoren me një lojtar më pak se Monza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *