Ballkani ka humbur me rezultatin 3-2 kundër Slavias së Pragës. Ilir Daja ka folur për mediat pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar edhe arsyet përse janë larguar pa pikë nga kjo transfertë. Trajneri i skuadrës nga Suhareka ka theksuar faktin se Slavia ka një eksperiencë të madhe në Europë, ku madje është përballur edhe me Interin dhe Barcelonën në Champions League.
“Ekipi më i mirë fitoi sonte. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Champions League, kanë luajtur mirë me Interin, Barcelonën. Shpresoj që të gjithë sportdashësit kosovarë të jenë të pranishëm në Kosovë dhe të na mbështesin. Sot u desh të bëjmë disa lëvizje taktike për shkak të mungesave që kishim”, ka thënë Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/