Juventusi po kalon një formë të dobët si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. Pas humbjes me PSG-në dhe barazimit me Salernitanën, bardhezinjtë dështojnë sërish mbrëmje ne sotme. Benfika e mund me rezultatin 1-2 në Torino, duke hedhur kandidaturën e fortë për të marrë vendin e dytë në grup.
Milik shënoi i pari në minutën e 4-t të takimit. Një gol i herët, që bëri të mendohej se Juventusi hodhi njërën këmbë drejt fitores. Por portugezët nuk rëndohen psikologjikisht dhe përmbysin ndeshjen. Pas konsultimit me sistemin VAR, arbitri akordon penallti për Benfikën pak minuta para fundit të pjesës së parë. Zhoao Mario tregohet i saktë nga 11 metrat dhe kthen sërish baraspeshën. Ndërkohë në minutën e 55, David Nerez realizon përmbysjen, duke i dhënë portugezëve tre pikët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOOOOOOOOOOL ????????
Juventus 1×2 Benfica
?? NERES
? RAFA SILVAGoool brasileiro DAVID NERES
SIGAM A PÁGINA para mais conteúdoshttps://t.co/8zSeEdOAQW
— VAR Tático (@vartatico) September 14, 2022