Ashtu siç edhe pritej, Armando Broja ka marrë më shumë besim nga trajneri i ri i Chelsea, Potter. Ky i fundit e aktivizoi sulmuesin shqiptar në minutën e 66 kundër Salzburg në Champions League, teksa mori vendin e Aubameyang.
Sulmuesi shqiptar dha një top perfekt për Zyiech duke e nxjerrë para portierit këtë lojtar, që nuk arriti të shënonte. Broja mund të merrte rolin e heroit në fund, teksa doli para portës dhe goditi menjëherë me topin në ajër, por fati e tradhtoi në barazimin 1-1. /Sport Ekspres/