Ndodh rrallë në Angli! Humbën turpshëm ndaj Sportingut, Conte i dënon lojtarët dhe i zgjon nga gjumi kur prisnin pushimin

Mbrëmë, lojtarët e Tottenhamit janë mposhtur turpshëm në ndeshjen ndaj Sportingut me rezultat 2-0. Natyrisht, ndeshja u luajt në kuadër të javës së dytë të fazës së grupeve të Champions League dhe miqtë nga Anglia ishin favorit absolut.

Lojtarët e Tottenhamit luajtën shumë mirë, por u duk se u mungonte përqendrimi për të shënuar një gol për të kaluar në avantazh. Nga ana tjetër, lojtarët e Sportingut e kanë pritur me durim shansin e tyre dhe e kanë marrë në fund të ndeshjes.

Ata shënuan dy golat e tyre në momentet e fundit të ndeshjes. Fillimisht në minutën e 90-të pas një goditje nga këndi dhe më pas në minutën e 94-të pas një kundërsulmi. Pas gjithë asaj që ndodhi, mëngjesin e sotëm Conte, si ndëshkim për futbollistët, ka planifikuar stërvitjen të nesërmen e ndeshjes në vend të një dite pushimi.

Ata kanë zhvilluar një seancë stërvitore këtë mëngjes në orën 11:00 në përgatitje për ndeshjen që do të luajnë kundër Leicester fundjavën e ardhshme. Është me të vërtetë e rrallë që trajnerët ta bëjnë këtë në Angli, por kur lojtarët e tyre nuk tregojnë dëshirë të mjaftueshme, atëherë gjëra të tilla nuk duhet të jenë të habitshme. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *