VIDEO/ E përqafon edhe portieri që e shpëtoi! Ardian Ismajli e kalon notën 7 në çdo ndeshje, po përjeton kulmin e karrierës me Zanetin

Në këtë nisje të sezonit të ri, Ardian Ismajli është duke përjetuar kulmin e karrierës. Me ndërrimin e trajnerit, ka ndërruar edhe mbrojtësi i Shqipërisë. Më herët ky lojtar nuk po preferohej si titullar te Empoli. Gjithçka ndryshoi pas ardhjes së trajnerit të ri, Paolo Zaneti. Ky i fundit po i beson gjithmonë Ismajlit nga minuta e parë, ndërsa besimi po shpërblehet.

Në gjashtë ndeshjet e këtij sezoni të ri, nota më e ulët e Ismajli sipas Soccerway ka qenë vetëm ndaj Salernitanas, 6.5. Ndërkohë në takimet e tjera ka përkatësisht këto vlerësime: “7.2 ndaj Romës, 7.5 ndaj Veronës, 7.2 ndaj Leces, 7.8 ndaj Fiorentinës dhe 7.5 ndaj Spezias”.

Për më tepër që ndaj Fiorentinës arriti që të evitonte një gol duke u vendosur me trup para portës së Empolit. Në atë moment do të përfitonte edhe përqafimin e portierit, duke marrë rolin e heroit. Pas dëmtimit të Kumbullës dhe Gjimshitit, Reja mund të gjejë sadopak qetësi për mbrojtjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *