Todd Boehly ka hedhur idenë e zhvillimit të një ndeshjeje me lojtarët më të mirë të Premier League-s. Një model amerikan, të cilin presidenti i Chelsea-t kërkon ta zbatojë edhe në Europë. Por ky sugjerim nuj është marrë seriozisht nga Jurgen Klopp-i. Trajneri gjerman është pyetur në lidhje me këtë temë pas ndeshjes së mbrëmshme në Champions League dhe me përgjigjen e tij ka ironiziar Boehly-n.
“A e tha vërtet këtë? E shkëlqyeshme, nuk priti shumë. Nëse ndonjëherë gjeni një datë të lirë, më telefononi. Ai po harron se në sportet amerikane lojtarët kanë katër muaj pushim. Ata janë të lumtur ta luajnë në pushime. Po, çfarë mund të them?
A dëshiron ai gjithashtu të sjellë Harlem Globetrotters këtu për të luajtur kundër ekipit të futbollit? Jam i habitur. Le të imagjinojmë, lojtarët e Liverpool-it, Evertonit, Manchester United-it së bashku, por nuk është Kombëtarja. Interesante. Pra, ai e tha vërtet këtë?”, tha Jurgen Klopp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/