“Ka njerëz që ndërhyjnë”! Ledio Pano flet për largimin e Skënder Gegës: Nuk është faji i tij, shihni çfarë bëjnë lojtarët e vjetër të Kukësit

Skënder Gega nuk do të jetë më pjesë e Kukësit. Trajneri i njohur ka dhënë dorëheqjen pas javës së katërt të Superiores, teksa verilindorët barazuan pa gola ndaj Teutës, pavarësisht se luanin me 10 lojtarë.

I ftuar në “Oversport”, Ledio Pano ka treguar problemin te kjo skuadër. “Nuk ishte faji i Skënder Gegës. Te Kukësi ka njerëz që ndërhyjnë dhe e këshillojnë keq Gjicin. Vetëm të shihnit lojtarët e vjetër të Kukësit sesi komunikonin me ata të rinjë dje. Bënin si të ishin presidentë të klubit, faji është i tyre”, tha Pano. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *