Një mbrëmje me aktivitet sportiv në Durrës dhe kjo shkon përtej ndeshjes së Superiores, Teuta-Kukësi. Boksieri i KS Teuta, Ardit Murja, fton tifozët që mbështesin në një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj bullgarit Stefan Slavchev, që është në Golem duke nisur nga ora 19:0 në Diamma Resort. Atmosfera do të jetë e zjarrtë, ndërsa do të ketë edhe ndeshje të tjera mjaft të forta.
Më vonë do t’i lihet radha përballjes së Nelson Hysës. Ky i fundit do të dalë në ring për t’u ndeshur me boshnjakun Fadil Pashalic. Kjo është ndeshja e tretë në boksin profesionist për Hysën pas dy fitoreve të para. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram