Olimpiakosi do të përballet ndaj Nantes në Europa League. Së bashku me ekipin ka udhëtuar edhe 19-vjeçari shqiptar, Andrea Ndoji. Mesfushori me origjinë nga Shkodra do të jetë pjesë e kësaj ndeshje të rëndësishme në kompeticionin europian.
I rritur te moshat e Olimpiakosit, Ndoji është gjithashtu pjesë e Greqisë U-19. Ndërkohë “Sport Ekspres” mëson se Alban Bushi e ka pëlqyer këtë element dhe pritet që ta grumbullojë për ndeshjet e ardhshme të Shpresave. /Sport Ekspres/