“Lojtarët e huaj? Jo, faleminderit”! Më shumë sesa 9 pikë në 3 ndeshje, trajneri italian bëri “BINGO” me Buxhelajn te Partizani

Në mbrëmjen e djeshme është ngritur një diskutim nga Safet Gjici që ka hasur shumë polemika për futbollin shqiptar. Presidenti i Kukësit u shpreh se lojtarët e huaj që kanë ardhur nga kampionatet e huaja e shohin stërvitjen në Shqipëri si të prapambetur, të dalë mode dhe kohe. E teksa duhet të diskutojmë për këta futbollistë që vijnë si të huaj, por janë tërësisht të panjohur edhe në vendet e tyre, le të kalojmë te Partizani.

9 pikë në 3 ndeshje! Nisje fantastike e këtij sezoni, por më shumë sesa vetë pikët e grumbulluara, ajo që të ngroh janë elementët e përdorur. Trajneri italian Kolela i ka besuar që në nisje të sezonit Paulo Buxhelaj. Vetëm 19-vjeç dhe i dalë nga moshat e Partizanit, ky mbrojtës i krahut të majtë është impresionues.

Personaliteti i madh që ka në mbrojtje dhe modernizimi i tij për daljet në krah duke e ndihmuar skuadrën në aspektin sulmues është vërtet për t’u përgëzuar. Gati-gati impresionuese kjo paraqitje e Buxhelajt që është bukuri për t’u parë në Superiore, jo vetëm nga tifozët e Partizanit. Kur rriten elemente të tillë, “fërkon” duart edhe Shqipëria që mund t’i përdor në moshat e saj dhe më pas në Kombëtaren A. Padyshim që kjo zgjedhje që për shumëkënd tjetër mund të quhej e çmendur, tani po rezulton BINGO. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *