“Po kur të dështojë do thojë unë e dhje*a“?! Dede përplaset me Starovën për trajnerin e Partizanit: Kujton se jemi te kursi

Sulejman Starova ka pasur vetëm lëvdata për trajnerin e ri të Partizanit, Xhovani Kolelën. Specialisti i futbollit vlerëson faktin se italiani merr përsipër të gjitha përgjegjësitë për gabimet e kryera, pavarësisht se deri më tani numëro 3 fitore në po aq ndeshje. Por mendimi i Starovës ka prodhuar debat në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“. Nevil Dede është kundërpërgjigjur menjëherë, duke ngrituar pyetjen se çfarë do të thojë Kolela kur të humbasë ndeshjen.

Debati mes Starovës dhe Dedes:

Starova: “Ky trajneri po më bëhet simpatik për herë të dytë. Më vjen edhe gjynah, që t’i marrë përsipër të gjitha”.

Dede: “Si e lavdëron trajnerin tani“?!

Starova: “E lavdëroj, sepse nuk kam dëgjuar ndonjë trajner që të thotë është i gjithi faji im“.

Dede: “Ti po konstaton që ai ka bërë gabime, nga ndeshja në ndeshje, që i zbret“.

Starova: “Ta thashë po nuk e kishe mendjen në mësim“.

Dede: “Unë e kam mendjen në mësim gjithmonë. Ti kujton se jemi të kursi, këtu jemi në panel. Ti thua bravo për fjalët që thotë në televizor?“.

Starova: “Ti vazhdon me provokime tani. Unë po them që ky zotëria, ka dy herë që pranon gabimet. Por unë thashë anën tjetër. Edhe e kupton çfarë dua të them edhe… Është e rrallë që të shikosh një trajner në botë dhe në Europë që të thotë është i gjithi faji im”.

Dede: “Unë dëgjova dy trajnerë. Ai që humbi tha se luajti mirë, ndërsa ky që fitoi, tha të kundërtën. Jam i pavëmendshëm, kam qenë nxënës me 4-ra”.

Starova: “Unë nuk flas për ty, por flas për ata që na dëgjojnë. Mua kështu mu duk. Ky person po më duket simpatik në këtë drejtim”.

Dede: “Simpatik që gaboi dhe fitoi? Më kërcasin shumë deklaratat e dy trajnerëve, më dhembin veshët. Ai që fitoi, thotë se gaboi në ndërrime dhe fitoi ndeshjen. Ndërsa Bellai edhe humbet ndeshjen, edhe lavdërohet. Nuk të kundërshtoj, po them cfarë po ndodh. Po kur të dështojë, çfarë do të thotë? Unë e dhj*va do thotë?! Nuk ka çfarë thotë tjetër pastaj. Nuk është paragjykim. Kur fiton, ky thotë, unë gabova, apo është menaxhim i situatave”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *