Ivan Balliu e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon në La Liga. Qysh në nisje të këtij kampionati do të shkëlqente në përballjen me Barcelonën. Megjithatë në humbjen e sotme ndaj Osasunës, mbrojtësi nuk ka qenë në ditën e tij.
Që në minutën e tretë do të bënte një gabim të tmerrshëm. Balliu gaboi me largimin e topit dhe duke e marrë me mendjelehtësi atë rast, i nxori pasim fantastik sulmuesit të Osasunës. Për fat të mirë ky gabim nuk peshoi shumë pasi portieri Dimitrevski evitoi golin. /Sport Ekspres/
? Rayo Vallecano defans?n?n büyük hatas?n?, kaleci Stole Dimitrievski telafi etti.#OsasunaRayo #LaLigaSantanderpic.twitter.com/QPTF35Xza7
— Lig Radyo (@LigRadyo) September 4, 2022