Derbi i Milanos ka ardhur shpejt këtë sezon. Interi dhe Milani po përballen mbrëmjen e sotme dhe interesi si në stadium, ashtu edhe në ekranet e televizorit është i madh. Spektakli nuk mund të mungojë as në tribuna, aty ku ultrasit kuqezi kanë gjetur mënyrën për të provokuar rivalët e përjetshëm.
Tifozët e Milanit kanë shpalosur një banderolë të madhe, ku shihen dy fëmijë. Njëri mban veshur fanellën kuqezi dhe qendron krenar, ndërsa përkrahë tij është një tjetër me fanellën zikaltër dhe duke qarë. Ndërkohë më poshtë përcjellin edhe mesazhin: “Tradita milaneze”, për të nënkuptuar se “djajtë” dalin gjithë fitimtar nga “San Siro”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
[Italy] [Seria A] [Ultras]
[03.09.2022]??AC Mailand-Inter Mailand
AC Milan with the Tifo against Inter in the derby pic.twitter.com/ualxMM90DF
— 101% ULTRAS (@101ULTRAS) September 3, 2022