Skënder Gega ka vënë në punë lojtarët për të përmirësuar goditjet nga distanca. Klubi i Kukësit ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook” një video, ku shijen lojtarët që japin “show” me ekzekutimin e goditjeve të dënimit.
I pari është Gyasi, pas tij Ndukwu dhe në fund shfaqet Gjelbrim Taipi, i cili e dërgon topin në trekëndësh. Tre gola njëri më i bukur se tjetri që Kukësi i ka servirur përpara tifozëve, duke u kërkuar të votojnë se cili u pëlqen më tepër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/