Nis me Tiranën që kthen “klasiken” në shtëpi, ja axhenda për javën e tretë të “Abissnet Superiore“-s

Java e tretë e “Abissnet Superiore“-s do të nisë pasditen e nesërme. Një nga ndeshjet simbol të futbollit shqiptar do të ngrejë siparin për këtë javë të kampionatit. Bëhet fjalë për “klasiken“ e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë. Bardheblutë e kthejnë klasiken në shtëpi, teksa pas shumë kohësh kjo ndeshje do të luhet në “Selman Stërmasi“ dhe do të nisë në orën 16:00.

Ndërkohë të shtunën në orën 15:00 do të luhen paralelisht dy takime. Erzeni do të masë forcat me Teutën, ndërsa Kukësi pret në shtëpi Kastriotin. Java e tretë e “Abissnet Superiore”-s do të përfundojë të dielën, kur në orën 15:00 do të nisin dy takimet e fundit, Bylis-Partizani dhe Laçi-Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e tretë e “Abissnet Superiore”-s:

E premte, 2 shtator

16:00 Tirana – Vllaznia

E shtunë, 3 shtator

15:00 Erzeni – Teuta

15:00 Kukësi – Kastrioti

E dielë, 4 shtator

15:00 Bylis – Partizani

15:00 Laçi – Egnatia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *