Barcelona ka qenë klubi më aktiv në këtë verë. Katalanasit kanë sjellë në “Kamp Nou“ emra si Levandovski, Kunde, Kesi, Rafinja, Kristensen, ndërsa ditën e sotme është konfirmuar nënshkrimi me Bejerinin dhe Marko Alonson.
Por këto dy goditje nuk do të jenë të vetmet në limitet e merkatos. Laporta ka pohuar për mediat se do të ketë edhe në një transferim të fundit nga klubi i Barcelonës. “Marrëveshjet me Alonson dhe Bejerinin janë kryer! Por ka një tjetër surprizë për tifozët”, ka thënë Joan Laporta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/