Myrto Uzuni është duke kaluar momentin më të mirë te Granada që pas transferimit të tij. Sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte tre gola në fitoren e fundit të ekipit të tij kundër Villareal B.
Në Spanjë raportohet se Uzuni është i përzgjedhur mes tre kandidaturave si lojtari i muajit te Granada. Së bashku me Uzunin janë përzgjedhur Yuri De Souza dhe Alberto Moleiro në La Liga 2, ndërsa pritet shpallja e fituesit. /Sport Ekspres/