Ndeshja e djeshme është një prej atyre që Chelsea do të donte ta harronte sa më shpejt. Blutë e Londrës humbën me përmbysje kundër Southampton-it, që festoi fitoren 2-1 përpara tifozerisë së vetë. Por mbrëmja nisi keq që në momentin kur ekipet po përgatiteshin për të hyrë në fushë për Azpilikuetën.
Kapiteni i Chelsea-t ka përjetuar një moment të sikletshëm në tunelin që të nxjerr në fushën e lojës. Një fëmijë i vogël, i veshur me fanellën e Southampton-it, zgjedh të tallet me spanjollin. Djaloshi i zgjat dorën Azpilikuetës, por në momentin që ky i fundit bën të njëjtin veprim, ai heq dorën dhe e vendos pranë hundës, duke u tallur me të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
This young Southampton mascot has mocked César Azpilicueta here! ?? pic.twitter.com/ahoCKYXvQr
— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 30, 2022