Mësohet dëmtimi i Marash Kumbullës, mbrojtësi shqiptar rrezikon seriozisht ndeshjet me Kombëtaren

Marash Kumbulla la fushën e lojës pas vetëm 28 minutave. Mbrojtësi shqiptar pësoi një dëmtim kundër Monzës, duke e patur të pamundur të vazhdojë më gjatë ndeshjen. Në mediat italiane bëhet me dije se 22-vjeçari ka lënduar fleksorin e tij të majtë.

Dëmtimi më i lehtë kërkon 2-3 javë rekuperim dhe kjo shqetëson jo pak Edi Rejën. Në rastin më të mirë, Kumbulla do të ketë kaluar lëndimin vetëm pak ditë para ndeshjeve të Kombëtares. Por në një rast të tillë, forma fizike sigurisht që nuk do të jetë e duhura. Në rastin më të keq, mbrojtësi i Romës do të qendrojë për 8 javë jashtë fushave, duke humbur kështu ndeshjet e Ligës së Kombeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *