Interi do të luajë sot në orën 20:45 kundër Kremonenses në kuadër të javës së katërt të Serisë A. Mediat italiane kanë raportuar së fundmi se Kristjan Asllani ishte projektuar titullar në këtë takim. Por duket se mesfushorit shqiptar i duhet ende kohë për të zënë një vend nga minuta e parë me zikaltrit.
Simone Inzagi ka bërë zgjedhjet e tij për sfidën e sotme dhe në mesfushë vazhdon t’i besojë Brozoviçit. Megjithatë, duke pasur para sysh nivelin e kundërshtarit që kemi përballë, ndoshta minutat në pjesën e dytë do të jenë më të mëdha për 20-vjeçarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/