Shqipëria do të kthehet sërish në fushën e blertë. Koha ka kaluar dhe tani është momenti që të shohim Kombëtaren në misionin e saj për të arritur vendin e parë. Pavarësisht se nisja e aventurës ishte e mbrapsht, kuqezinjtë shpresojnë për ta mbyllur me sukses Ligën e Kombeve.
FSHF ka publikuar edhe çmimet e biletave sa i përket ndeshjes që do të zhvillohet në shtëpi me Islandën. Fillimisht Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Israelit, atje ku është e dënuar për të fituar me çdo kusht, ndërsa më pas kthehet në shtëpinë e saj për Islandën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/