Vllaznia reagon pas asaj humbjeje kundër Erzenit në javën e parë të “Abissnet Superiore“-s. Në “Loro Boriçi“ ka pasur emocione deri në sekondat e fundit të ndeshjes, kur është sinjalizuar edhe fitorja spektakolare e kuqebluve. Vllaznia e kërkon me ngulm golin në pjesën e parë dhe e gjen atë me anë të një goditjeje fantastike të Helvedin Heriçit në minutën e 27.
Por Kukësi nuk është dorëzuar dhe në minutën e 56 kthen sërish baraspeshën me anë të Zivkoviçit. Kur ndeshja dukej se do të shkonte drejt barazimit, ndodh befasia. Vllaznia del përpara me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 96, që finalizohet me një gol nga ana e Herald Markut. Kaq ka mjaftuar që tifozët të shpërthejnë në festë për fitoren e parë të skuadrës së tyre të zemrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing