Ballkani u bë skuadra e parë në historinë e Kosovës që kualifikohet në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Suharekasit mposhtën përsëri Shkupin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 1-0. Ky sukses do ta ndihmojë kampionen e Kosovës jo vetëm në aspektin moral por edhe atë ekonomik.
Sigurimi i fazës së grupeve do të arkëtojë në llogarinë e Ballkanit shumën prej 2 milionë e 940 mijë euro, çka do ta diferencojë menjëherë këtë ekip nga rivalët e tij. Më pas çdo rezultat pozitiv në grupe do të ishte një plus i madh për skuadrën nga Suhareka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/