Në pjesën e parë të ndeshjes Southampton–Manchester United nuk u shënua asnjë gol. Për të mbërritur në këtë rezultat kërkohej edhe heroizmi i futbollistëve vendas. Minuta e 19 ishte pika kulminante e pjesës së parë, me topin që nuk dëshironte të hynte në rrjetë.
Djajtë e kuq kishin tre mundësi të arta njëra-pas tjetrës për të shënuar dhe nuk ia dolën. Mbrojtsat e Southampton dhe portieri u vendosën në një vijë të drejtë duke ia bërë të pamundur lojtarëve të Manchester United për të dërguar topin në rrjetë. /Sport Ekspres/