Tirana po vazhdon me përforcimet në merkaton e verës edhe pas nisjes së kampionatit në Superiore. Bardheblutë kërkojnë që të shfrytëzojnë këto ditët e fundit për të marrë të gjithë elementët që i mungojnë Orges Shehit.
Së fundmi është zyrtarizuar afrimi i Ardit Deliut. Ky i fundit shkëlqeu te Laci duke marrë vëmendjen e opinionit sportiv në saj të performancave të tij. Deliu nisi një aventurë që zgjati fare pak me Liepajan dhe tani kthehet te Tirana. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram