Ndërhyrja e sigurimit të stadiumit evitoi përplasjen fizike, tifozët e Shkupit u kapën me lojtarët e tyre pas Ballkanit

Gjithçka shkoi keq për skuadrën e Shkupit në ndeshjen ndaj Ballkanit, teksa futbollisti i kësaj skuadre Xhelil Abdulla u ndëshkua me kartonin e kuq që në minutën e 2 të takimit. Në të 69-tën Korenica shënoi golin e vetëm të takimit në favor të Ballkanit, dukë mbyllur kështu të gjitha llogaritë e kualifikimit në Uefa Conference League.

Tifozët shqiptar të Shkupit, “Shvercerat” u acaruan shumë me humbjen e skuadrës së tyre dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes u konfrontuan me futbollistët. Situata mund të kishte agravuar në përplasje fizike, por për fat ndërhyrja e sigurimit të stadiumit ishte e shpejtë duke qetësuar gjithçka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *