Mbrëmjen e djeshme janë luajtur të gjitha duelet e fundit të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës. Një nga befasitë e këtij sezoni është edhe Vaduzi. Klubi i një shteti pa kampionat siguron një vend mes më të mirëve të Europës. Lihtenshtajni nuk ka mjaftueshëm skuadra sa për të organizuar një kampionat, prandaj përfaqësuesi i tyre në UEFA përcaktohet nga Kupa e Lihtenshtajnit.
Vaduzi zhvillon garën e tij në shtetin fqinj, atë të Zvicrës. E çudia e madhe qendron edhe në faktin se në grupet e Ligës së Konferencës, tashmë do të marrë pjesë një ekip që militon në ligën e dytë të Zvicrës. Megjithatë Vaduzi e ka merituar mbërritjen deri në këtë pikë, teksa ka eliminuar gjatë rrugës ekipe si Koniaspori apo Austria e Vienës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? HISTORY! VADUZ BECOME THE FIRST LIECHTENSTEIN CLUB TO REACH THE EUROPEAN GROUP STAGES!
The only UEFA member so small it doesn’t have its own league completes a fairytale run to the Conference League!
We will have a second-division club in continental competition this season! pic.twitter.com/LhA8uGqNFJ
— The Sweeper (@SweeperPod) August 25, 2022