Ka eksperiencën me Skënderbeun, Jashanica ndez derbin me Shkupi: Ne përfaqësojmë gjithë Kosovën

Ditën e sotme Ballkani do të përballet me skuadrën e Shkupit në orën 20:00 në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”. Suharekasit vijnë nga një fitore 1-2 në Maqedoni dhe janë një hap kalimit në fazën e grupeve të Uefa Conference League.

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica deklaroi se skuadra e tij është gati për këtë ndeshje. Sipas tij Ballkani nuk përfaqson vetëm Suharekën në këtë përballje, por të gjithë Kosovën.

“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë. Besoj se jemi të gatshëm dhe shpresoj që të arrijmë në grupe. Është kënaqësi që do të kemi mbështetje. Ballkani nuk përfaqëson vetëm Suharekën, por gjithë Kosovën. Duhet të ulim dozën e emocioneve për ndeshjen e kthimit”, – u shpreh Jashanica. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *