Firma është gjithnjë e më pranë, Ivan Balliu hedh hapin e rëndësishëm në karrierë

Ivan Balliu po njeh vetëm rritje në karrierë. Nga La Liga 2 me Almerian, mbërriti në La Liga te Rajo Vajekano dhe tani është gati të hedh edhe hapin më të rëndësishëm në jetën e tij sportive. Futbollisti shqiptar është gjithnjë e më pranë firmës me Vijarealin. Lajmin e pohon edhe Gerard Romero, i cili shkruan: “Vijareali është pranë mbylljes së marrëveshjes me mbrojtësin e krahut të djathtë të Rajo Vajekanos, Ivan Balliun”.

“Nëndetësja e verdhë” është një skuadër e njohur në kampionëtin spanjoll, e cila sezonin e shkuar mbërriti edhe në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve, duke befasuar të gjithë opinionin sportiv. Ndërkohë, sezonin e shkuar Vijareali e përfundoi në vendin e 7 të tabelës dhe është një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës, ku me siguri do të provojnë të ngrenë lart trofeun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online