“E çuditshme, goli që i shënova Interit u përdor për të ardhur këtu“, Asllani: E pabesueshme kur tifozët bërtitën emrin tim

Kristjan Asllani ka folur për kanalet zyrtare të Interit. Mesfushori shqiptar kujton golin e vetëm të shënuar prej tij në Serinë A dhe si për ironi të fatit, është shtë shënuar pikërisht kundër zikaltërve. Asllani tregon se ai gol bëri që tashmë të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tij të zemrës.

“E di, është shumë e çuditshme të mendosh se ai gol u përdor për të arritur këtu. Në atë top të Fiamozzi-t shkova djathtas dhe emocioni ishte i pabesueshëm. Goli i parë në Serie A nuk harrohet kurrë. Zyrtari me zikaltërit, nga ana tjetër ishte në një ndeshje miqësore me Monakon.

Të dëgjoja tifozët e Interit duke bërtitur emrin tim ishte diçka e pabesueshme. Sidomos duke pasur parasysh faktin që edhe unë jam tifoz i Interit. Brozoviç? Jam shumë me fat që mund të luaj, të stërvitem dhe të mësoj nga një kampion si ai”, ka thënë Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online