Ismaila Diop është larguar nga futbolli shqiptar. Mbrojtësi senegalez ka lënë Apoloninë për të vijuar karrierën në Itali. Lojtari 23-vjeçar ka nënshkruar për ekipin e Montegiorgio-s. Klubi në fjalë luan në Serinë D të Italisë.
Kjo nuk është hera e parë që Diop luan përtej Adriatikut. Më herët senegalezi ka luajtur për Paganesen dhe Fanon në Serinë C, ndërsa formimin e ka marrë në radhët e Ascoli-t./Sport Ekspres/