Nëse Armando Broja nuk po gjen hapësira te Chelsea edhe tani kur ekipi i Tuchel nuk e ka një tjetër sulmues pykë, gjendja do të vështirësohet më shumë në të ardhmen.
Arsyeja është e thjeshtë, situata do të ndryshojë. Aubameyang ka pranuar ofertën e Chelsea në termat personal, duke kërkuar transferimin në Premier League.
Tanimë londinezët po bisedojnë me Barcelonën për të arritur marrëveshjen e përbashkët. Deri tani Tuchel ka zgjedhur që të luajë pa sulmues të mirëfilltë, duke ndryshuar tërësisht skemën. /Sport Ekspres/