Watfordi ka barazuar 1-1 në transfertën kundër Birmingham City-t. Goli për londinezët u shënua në pjesën e dytë të ndeshjes, pak pas hyrjes në fushë të Rei Manajt. Një gol ky që është kthyer në çështje diskutimi në rrjetet sociale. Shkak është bërë autorësia e tij. Sema godet nga distanca, Manaj zgjat këmbën dhe topi më pas ndalet në rrjetë.
A pati apo jo devijim nga sulmuesi shqiptar? Kjo është pyetja që shtrojnë shumë prej tifozëve. Vetë Watfordi e ka lënë në dorë të Manajt përgjigjen, teksa shkruan në faqen zyrtare në “Twitter” se i takon 25-vjeçarit të tregojë nëse e ka prekur topin apo jo. Megjitatë, nga festimi i bërë pas golit, duket se lojtari i Kombëtares kuqezi ia jep vetes meritat për këtë rrjetë të tundur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
EMPATE de Watford FC
Deliciosa pared Mario Gaspar- Yaser Asprilla que culmina Ken Sema con zurdazo imparable
Birmingham City 1-1 Watford pic.twitter.com/FZELIawchc
— Mauricio Andrés Luna Aroztegui (@MauricioAndrsL6) August 16, 2022