Zyrtare/ Futbollisti shqiptar firmos për Young Boys-in, drejtori sportiv: Do e bëjë sulmin tonë të vështirë për tu llogaritur

Kastrioti Imeri ka hedhur një hap përpara në karrierën e tij. Lojtari shqiptar ka firmosur deri në verën e vitit 2026. Imeri shkëlqeu në radhët e Servette-s, ku në 148 paraqitje ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 17 asiste. Tashmë lojtari 22-vjeçar do të veshë fanellën verdhezi të Young Boys-it, me të cilin do të ketë mundësi të synojë për trofe. Imeri ka marrë vlerësime të mëdha nga drejtori sportiv i klubit, që me futbollistin e Kombëtares së Zvicrës e sheh sulmin e skuadrës të bëhet më i paparashikueshëm.

“Kastriot Imeri do të sigurojë që ofensiva jonë do të jetë edhe më e vështirë për t’u llogaritur. Ai mund të përdoret në pozicione të ndryshme dhe në Servette ka treguar në mënyrë mbresëlënëse se ka një potencial të madh. Në moshën 22 vjeçare është larg përfundimit të zhvillimit të tij. Ne jemi të kënaqur që kemi një tjetër lojtar shumë emocionues në radhët tona”, ka thënë Steve von Bergen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *