Portierët e Shqipërisë “me duar të lidhura”, Thomas Strakosha nuk debuton as kundër Manceshter United

Portierët e Shqipërisë janë duke kaluar një moment të keq në nisjen e këtij sezoni të ri. Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha nuk do të luajnë titullarë me ekipet e tyre, përkatësisht Brentford dhe Torino.

Në rastin e këtij të fundit ishte trajneri Ivan Juric që njoftoi se Milinkovic Savic është zgjedhje e parë. Ndërkohë sa i përket Strakoshës, do të jetë në stol edhe në takimin e dytë të Premier League, teksa Brentford do të përballet me Manchester United. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *