“Ecologist Arena” ka qenë dikur një prej stadiumeve me fushën më të mirë në Maqedoninë e Veriut, nëse nuk mund ta cilësojmë si më të mirën. Por gjendja ka degraduar dukshëm në shtëpinë e Shkëndijës së Tetovës. Situata ka shkuar deri aty sa kjo skuadër do të dëbohet për të gjetur një stadium të ri, më së paku deri në muajin dhjetor.
Fusha nuk është mbajtur siç duhet dhe lojtarët janë ankuar në sezonin e shkuar se e kanë humbur betejën për titullin kampion, pikërisht për shkak të këtyre kushteve. Në fundin e sezonit të kaluar Shkëndija vendosi që të rinovinte fushën, por puna nuk është bërë siç duhet dhe tani duhet të fillojë prapë nga pika zero. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/