Ndodhi te Partizani/ Dritan Mehmeti drejtonte ekipin kundër Bylisit, trajneri i ri e shihte nga tribuna

Dritan Mehmeti u largua dhe mbylli bashkëpunimin me Partizanin. Pavarësisht deklaratave mbështetëse nga klubi se do të ishte ky trajner që do drejtonte ekipin edhe për këtë sezon, nuk ndodhi kështu.

Fillimisht u mendua se humbja ndaj Bylisit me shifrat 0-3 vendosi gjithçka, por zyrtarizimi i trajnerit të ri italian në më pak se 24 orë tregoi se gjithçka ishte e planifikuar më herët.

Supersport tregon edhe një detaj interesant. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” ku po zhvillohej ndeshja me Bylisin, nga afër po e shihte trajneri i ri i Partizanit, ndërsa në stol gjendej Mehmeti me biletën e prerë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *