“Duket sikur kam diçka me Murinjon“, Ançeloti ul me këmbë në tokë tifozët e Romës: Nuk janë për titull, Juventusi është më i mirë

Zhoze Murinjo ka sjellë entuziasëm në Romë, ku i dhuroi tifozëve trofeun aq shumë të munguar në arenën europiane. Verdhekuqtë fituan në 25 maj Ligën e Konferencës dhe tashmë të gjithë kanë nisur të ëndërrojnë për një trofe brenda Italisë. Merkatoja e kryeqytetasve ka qenë e një niveli të lartë, ku Paolo Dibala është goditja e madhe që pritet të bëjë ndryshimin.

Megjithatë, Karlo Ançeloti përpiqet t’i ulë të gjithë me këmbë në tokë, duke u shprehur se Roma ende nuk mund të konsiderohet një pretendente për titull kampion. Por nga ana tjetër pranon ndikimin pozitiv që Murinjo ka sjellë në skuadër dhe rritjen e verdhekuqve në këtë sezon.

“Roma është rritur shumë. Nuk mund të them se do të lu.ftojnë për titull, por kanë pasur një afat kalimtar të nivelit të lartë. Të thuash sot se ata do të lu.ftojnë për titullin do të ishte t’i vendosim shumë përgjegjësi një ekipi që po ndryshon.

Murinjo bëri gjëra të shkëlqyera taktikisht, gjë që e tregoi duke fituar Ligën e Konferencës. Duket se kam diçka me të kur them se nuk do të lu.ftojë për titull. Ky është një ekip që mund të lu.ftojë dhe të konkurrojë në nivelin më të lartë, por mbetet për t’u parë. Juventusi, Interi dhe Milani janë më të mirë për momentin”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *