Rei Manaj zgjodhi që të provonte një “sport të rëndë”, kalimin në Angli. Futbolli anglez është padyshim më i lodhshmi në botë për futbollistët aq sa ritmi i Championship, niveli i dytë i futbollit në atë vend, mund të konkurrojë denjësisht nivelet e larta europiane. Problemet e para kanë nisur për lojtarin e Kombëtares. Nëse për çdo afrim të ri minutat nisin të pakëta dhe rriten me kalimin e kohës, te Manaj po ndodh e kundërta.
Në ndeshjen e parë të kampionatit do të aktivizohej për 10 minuta, në ndeshjen pasaradhëse për 8 minuta dhe në përballjen e djeshme të fituar kundër Burnely nga ana e Ëatford me shifrat 1-0, Rei nuk u preferua për asnjë moment të vetëm. Ky është një mesazh se Manaj nuk po arrin që ta bind trajnerin në stërvitje dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë, padyshim që ky transferim nuk do të quhet një zgjedhje e goditur. /Sport Ekspres/