Barcelona ishte në lu.ftë me kohën për të regjistruar blerjet e reja. Klubi katalanas ka shitur 24.5% të Barça Studios te Orpheus Media për shifrën e 100 milionë eurove. Kjo lëvizje ka mjaftuar për të kryer regjistrimin e transferimeve të verës për sezonin e ri të La Liga-s.
Tashmë te Barcelona mund të flenë të qetë, pasi Robert Leëandoëski, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Raphina janë zyrtarisht pjesë e klubit për edicionin 2022/23 të kampionatit spanjoll. Ndërkohë katalanasit kanë arritur marrëveshjen edhe me Marcos Alonson e Chelsea-t, që pritet të mbërrijë së shpejti në Spanjë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/