VIDEO/ Ernest Muçi është tjetër lojtar këtë sezon, dy asiste në 45 minuta mbajnë firmën e tij

Ernest Muçi ka pësuar një transformim këtë sezon. Sulmuesi shqiptar është kthyer në një tjetër lojtar nga ai që pamë një vit më parë. Përpos golave që po shënon me Legian, po jep kontributin e tij edhe për shokët e skuadrës. Në ndeshjen e sotme kundër Vidzev Lodzit ka dhuruar dy asiste në 45 minutat e para të takimit.

I pari erdhi në minutën e 30, kur Muçi lë topin përpara për Johansonin, i cili më pas e ndal topin në rrjetë. Ndërkohë në minutën e 42-të, ish-lojtari i Tiranës del në krahun e djathtë të sulmitm nga ku jep një pasim në zonë për Kaputskan, që e shtyn topin për herë të dytë në rrjetë. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë 45 minutat e dyta të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *